“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam një grua 45 vjeç. Kam dy javë që më shqetëson një zhurmë në vesh kur përtypem. Më duket sikur kërcet ndonjë gjë e brendshme dhe sikur në vesh kam tampon. Vajta tek mjeku im ORL ma pastroi veshin dhe më tha që nuk ke gjë, por përsëri kam të njëjtën gjë. Nuk di si të veproj, ju lutem a mund të pyesni një mjek të mirë ORL për problemin tim?
Mjeku: Ndjesia e kërcitjes në vesh kur përtypemi dhe gëlltitemi është normale sepse hapet në ato momente kanali që lidh hundën me veshin dhe quhet tubi i Eustachit. Nëse kemi kaluar një gjendje virale me bllokim të hundëve kjo kërcitje tipike nuk ndihet por mund të kemi zhurmë dhe mungesën e kërcitjes. Shkaqe të tjera që mund ta japin mund të jetë problemet e artikulacionit temporo mandibular që gjatë hapjes apo mbylljes së gojës mund të japë dhimbje apo zhurmë që irradon në vesh si rezultat i afërsisë së artikulacionit me kanalin e jashtëm të dëgjimit.
Patologji të tjera që mund ta japin janë: tumoret e trurit dhe të nervit të tetë të trurit apo të atij të dëgjimit dhe ekuilibrit, sëmundjet autoimune, tensionimi i menjëhershëm i muskujve të veshit të mesëm si tensor timpani, ngurtësimi i kockave të dëgjimit si për shembull në otosclerosis etj. Meqë veshi është pastruar dhe problemi i dyllit është eliminuar duhet bërë një vizitë më e detajuar për të nxjerrë një diagnozë më të sakt.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.