MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të përdor aspirinë në vend të paracetamolit?

16.03.2021 - 10:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të përdor aspirinë në vend të paracetamolit?

Mjeku: Paracetamoli fatkeqësisht sot përdoret në masë nga njerëzit dhe shpeshherë pa i njohur efektet e tij në organizëm.

Përdorimi i tij i vazhdueshëm dhe për një kohë të gjatë dëmton mëlçinë dhe veshkat, duke shkaktuar atë që ne e quajmë isufiçenca hepatike akute dhe insufiçensa renale kronike. Ne nuk e rekomandojmë, por në momentin që pacienti duhet ta përdorë, ne i themi jo më shumë se dhjetë ditë, dhe jo më shumë se tre herë në ditë. Efektin më të mirë paracetamoli e ka në uljen e temperaturës, por si antiinflamator dhe kundër mpiksjes së gjakut, efektin e ka të ulët.

Ajo që është më e mira është aspirina, ku veç të tjerash është dhe një mbrojtëse shumë e mirë për kancerin e zorrës dhe problemet kardiake. Megjithëse ka disa kufizime në përdorim.

1-Nuk mund të jepet tek fëmijët nën 6 vjeç (jep dëmtime të trurit/encefalite).

2-Nuk mund të jepet tek personat azmatik (në 10% të rasteve i predispozon për kriza azmatike).

3-Nuk mund të jepet në persona që kanë çrregullime të mpiksjes së gjakut .

Megjithatë është një mbrojtëse shumë e mirë për kancerin e zorrës së trashë dhe problemet kardiake.

Vetë këto si produkte kanë katër lloj efektesh, kundër mpiksjes së gjakut, kundër dhimbjes, në uljen e temperaturës, dhe si antiinflamator, pra që pakësojnë reagimin ndaj një dëmtimi në organizëm.

Unë do të rekomandoja paracetamolin vetëm në rast temperature dhe dhimbje, jo kundër mpiksjes së gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN