Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Jam 20 vjeçe dhe kam dhimbje në pjesën e pasme të kraharorit dhe ndjenjën e shpimit në të dyja anët e barkut nën brinjë, si dhe diarre të zgjatur. Kam bërë koprokulturën e feçeve dhe gjak okult në feçe dhe rezultatet kanë dalë negative. Problemi tjetër është lëvizja e shpeshtë e zorrëve sidomos gjatë natës. Mjeku gastrohepatolog më rekomandoi Lamec dhe sedakur. Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. A më rekomandohet kolonoskopia! Ju faleminderit!
Mjeku: Së pari duhet të sqaroj që diarre do të thotë defekim i shpeshtë dhe 80% e përmbajtjes fekale e ujshme. Kohëzgjatja mbi 4 javë e cilëson diarrenë si kronike.
Pacienti me ekzaminimet e kryera ka përjashtuar një pjesë të shkaktarëve infeksiozë, por diarreja ka edhe shumë shkaktarë jo infeksioz të cilët përjashtohen ose konfirmohen me teste specifike jo invazive siç është rasti i kolonoskopisë.
Kolonoskopinë (edhe për shkak të moshës së re) do t’ia sugjeroja ndër ekzaminimet e fundit pasi feçe gjak okult ka rezultuar negativ. Kjo e fundit vlerësohet njëkohësisht edhe me një ekzaminim gjak komplet për të përjashtuar një anemi bashkekzistuese. Për të qetësuar simptomat do t’i rekomandoja pantoprazol 40 mg 1 tb esëll në mëngjes, sirup colinox 2 herë 20 pika pas ngrënies dhe gismotal 200 mg 3 herë 1 tb para ngrënies.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.