MENU
klinika

U arrestua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë

Reagon për herë të parë avokati i Meriton Mjekiqit

03.03.2021 - 11:20

Meriton Mjekiqi, moderatori i emisionit të njohur “Gjoni Black”, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

“Ai është arrestuar për shkak të një konflikti, që ndodhi në lagjen “Arbëria (Dragodan)” të Prishtinës, shumë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë”, shkruajnë mediat.

 “Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas marrjes në pyetje, moderatori është lënë i lirë dhe kjo gjë është konfirmuar nga avokati i tij, Asdren Hoxha.

Avokati ka publikuar në Facebook një foto, ku shfaqet pranë moderatorit, dhe hedh poshtë dyshimet se ai mund të ndodhet në arrati. Hoxha shton se Mjekiqi është i lirë dhe nuk është intervistuar asnjëherë nga policia për gjuajte me armë, siç u raportua nga disa media.

“Meriton Mjekiqi është i lirë…Unë jam avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrëfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrëfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës…Në këtë rast është provokuar gazetari në rrugë edhe kjo është e vërteta…U dridh mali e u lind miu”, ka shkruar avokati në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Freestyle-i arrin shifrat rekord!

Ky reper shqiptar ka pushtuar TikTok-un!