MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur duhet bërë vaksina anti-grip?

26.04.2021 - 11:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur duhet bërë vaksina e gripit?

Mjeku: Vaksinimi bëhet zakonisht në vjeshtë, para shfaqjes së gripit të parë, rreth dy ose tre javë para se të mendohet se mund të bjeri gripi në popullatë, pasi vetë vaksina që të veprojë (ta bëjë trupin imun) do të paktën 1 deri në 2 javë. Ka dhe një periudhë tjetër që bëhet, në pranverë, por që, më tepër se grip, në këtë periudhë kemi problemin e alergjive nga lulet dhe poleni.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni erdhi, aplikojini menjëherë!

5 hapa të thjeshtë për t’u mbrojtur nga gripi