MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Skuqje e fytyrës, ç’duhet të bëj?

15.04.2021 - 09:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një vajzë 28 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi që më është shfaqur këto kohët e fundit. Në periudhën e plazhit, fytyra me skuqet shumë dhe në zonën ku shfaqen njollat e kuqe, kam kruajtje të lehtë. Doja të dija se çfarë duhet të bëj për të trajtuar këto probleme?

Mjeku: Së pari doja t’ju thosha se shenjat që shfaqni ju, ngjasojnë me dermatitet alergjike. Megjithatë nuk mund të përdorni asnjë gjë pa u konsultuar më parë me një mjek dermatolog, në mënyrë që të përcaktoni qartë diagnozës dhe më pas të bëni dhe trajtimin e duhur . Mjekimi për dermatitet alergjike bëhet sipas fazës së kapjes së sëmundjes. Mjekimi është lokal ose i përgjithshëm, por zakonisht mund të rekomandohen të dyja. Si mjekim lokal përdoren antiseptikët, pomadat me kortizonikë e antibiotikë, antihistamikë etj. Nëse kapet dhe trajtohet në kohë, dermatiti alergjik, mund të kurohet mjaft mirë brenda 7-10 ditësh. Gjithësesi ju sa më parë duhet të bëni një vizitë, në mënyrë që të parandaloni dhe ndërlikimet e mundshme që mund të shfaqen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.