MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të ulim tensionin e gjakut pa ilaçe?

24.05.2021 - 09:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të ulim tensionin e gjakut pa ilaçe?

Mjeku: Nëse keni tensinon të lartë të gjakut (nëse shifrat shënojnë vazhdimisht mbi 140/90 mmHg), gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të eliminoni faktorët në stilin e jetesës që ju shkaktojnë rritje të tensionit. Eliminoni ato dhe mund të shmangni nevojën për ilaçe. Ja si ndryshime të caktuara në mënyrën e jetesës mund të ndikojnë tek tensioni i gjakut:

Rënie nga pesha — rënie 5-20 mmHg për 9 kg të humbur

Ndjekja e një diete të shëndetshme — rënie 8-14 mmHg

Kufizimi i sodiumit — rënie 2-8 mmHg

Aktivitet fizik rregullisht — rënie 4-9 mmHg

Kufizimi i alkoolit — rënie 2-4 mmHg

Po t’i bëni të gjitha këto ndryshme, mund të pësoni rënie të niveleve të tensionit në gjaku nga 20 deri 55 mmHg, i njëjti rezultat që mund të merrni edhe duke përdorur një sërë ilaçesh.

Ushqyerja e shëndetshme është sidomos më e rëndësishme, duke qenë se dieta ndikon edhe tek disa faktorë të tjerë që ndikojnë në nivelet e tensionit të gjakut. Duke qenë se është e vështirë që të shmangni sodiumin (kripën), duhet të jeni veçanërisht vigjilent në këtë pjesë. Një mënyrë e lehtë për të reduktuar marrjen e sodiumit: Konsumoni mollë ose një frut apo perime tjetër të freskët para se të konsumoni çfarëdo ushqimi për drekë apo darkë.

Duke ndërmarrë hapa që në fillim për uljen e tensionit të gjakut, mund të parandaloni zhvillimin e ndonjë sëmundje më të rëndë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.