MENU
klinika

Zbardhet ngjarjen ku u vra 27-vjeçari

Vrasje me armë zjarri në Tiranë, kush është viktima. Policia jep detaje

11.05.2021 - 07:38

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tirana. Viktima është shtetasi Mehmet Qema, 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra,.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas krimit disa persona janë shoqëruar në polici.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të momentit. Ngjarja vjen pas ekzekutimit të 40-vjeçarit, Bledar Birçaj në Vlorë, paraditen e sotme.

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, (10 maj) ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Sipas bluve të kryeqytetit, në kërkim është shpallur autori i dyshuar, shtetasi Marjues Dema.

Po ashtu policia është në kërkim edhe të 5 personave të tjerë, të cilët akuzohen për mos kallëzim të krimit.

Njoftimi i policisë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!