Komisioni Europian ka përditësuar hartën e Covid-19 në Europë, ku edhe për këtë herë vetëm zona me popullsi të rrallë në Norvegji, Finlandë dhe Islanda janë me ngjyrën jeshile.
Në Suedi, zona të Francës veri-Perëndimore, Vendet e Ulta dhe në Kroaci e Slloveni situata paraqitet më alarmante sa u takon infektimeve të reja.
Sipas hartës, me jeshile ngjyrosen vendet e rajonet që në 14 ditët e fundit në raportimin e rasteve ditore e kanë këtë shifër më pak se 25 raste për 100 mijë banorë dhe pozitiviteti është poshtë 4 përqindëshit.
Me portokalli kur raportimet e dyjavëve të fundit janë nën 5 raste për 100 mijë banorë dhe pozitiviteti është 4 për qind, ose më shumë, ose kur raportojnë mes 25 dhe 150 rasteve për 100 mijë banorë dhe pozitiviteti është poshtë 4 përqindëshit.
Me të kuqe janë vendet ku në dyjavët e fundit rastet e reja nuk kanë zbritur për asnjë ditë nën 50 të tilla për 100 mijë banorë dhe nuk e kanë tejkaluar 150 të tilla por për 100 mijë banorë.
Me të kuqe të forta janë vende ku në dy javët e fundit, mesatarja tejkalon 500 raste për 100 mijë banorë.
Me gri janë vendet ku nuk ka të dhëna, pjesë e të cilave është edhe i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshi Shqipërinë.