Nga Therese Raphael, Bloomberg
Në vazhdën e takimit midis Joe Biden dhe Vladimir Putin javën e kaluar, Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, foli për mundësinë e një samiti midis Boris Johnson dhe Putin, por vetëm me kushtin që presidenti rus të ndërpresë “aktivitetet e tij dashakeqe”.
Franca dhe Gjermania shpresonin që të rifillonin samitin Rusi-BE, për të rivendosur marrëdhëniet e Moskës me bllokun. Por incidenti i të mërkurës në brigjet e Krimesë, nënvizon edhe njëherë arsyen se pse këto samite janë një ide e keqe:Putini ka të ngjarë të sigurojë përfitimet në imazhin publik, pa e modifikuar aspak sjelljen e tij.
Ndërsa kishte plot arsye për takimin me Biden, një samit Britani-Rusi apo Rusi-BE, bën diçka më shumë sesa e dëmton imazhin e Putinit në shtëpi, dhe e shpërblen agresionin e tij ndaj demokracive perëndimore. Po se çfarë saktësisht ndodhi këtë pranë Krimesë, varet nga kush e tregon historinë.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se luftanija britanike HMS, një destrojer shumë i sofistikuar, i injoroi paralajmërimet për t’u larguar nga ujërat ruse. Rusia pretendon se ajo qëlloi në mënyrë paralajmëruese nga një anije roje, dhe kreu gjithashtu si “bombardime parandaluese” përreth anijes britanike, duke përdorur avionët sulmues Su-24.
Korrespondenti i sektorit të mbrojtjes në BBC, Jonathan Beale, që ndodhej në bordin e HMS në atë moment, vuri në dukje të paktën 20 avionë rusë që gumëzhinin në qiell. Ministria britanike e Mbrojtjes, thotë se kjo ishte goditje nuk ishin aty pranë. “Asnjë nga të shtënat nuk u drejtua për tek “HMS Defender”, dhe ne nuk e njohim pretendimin se bombat shënjestruan anijen tonë”- tha një zëdhënëse e ministrisë.
Ujërat e Krimesë, janë ujërat territoriale të Ukrainës. Por Putini është i vendosur që ta mbrojë aneksimin e tij të paligjshëm. “Sistemet e mbrojtjes detare” të Rusisë po kryenin stërvitje në zonë “për të eleminuar anijen e një armiku imagjinar në Detin e Zi”, theksohej në deklaratën për shtyp të autoriteteve ruse.
Britania e Madhe, refuzon që ta njohë aneksimin rus të Krimesë në vitin 2014, dhe thotë se anija e saj po udhëtonte në të ashtuquajturin “korridorin i trafikut ndërkombëtar”, rruga më e drejtpërdrejtë midis portit jugor ukrainas të Odesës dhe Gjeorgjisë.
Pavarësisht nga detajet e incidentit, Rusia mori atë që dëshironte:një tregim të muskujve të saj ushtarakë, zemërimin e kundërshtarëve, dhe një kujtesë ndaj botës se ajo e ka vendosur flamurin e saj në Krime pa u ndëshkuar.
Po ky incident ishte gjithashtu një moment edhe për Britaninë Globale, një etiketë e keq-përkufizuar ndaj një fuqie detare ende të rëndësishme. Udhëtimi i “HMS Defender” në Odessa, ishte një gjest miqësie përkundrejt Ukrainës (që të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar së bashku anije luftarake, dhe dy baza detare), dhe një kujtesë për Rusinë, se aneksimi i Krimesë është i diskutueshëm.
Anija britanike, ishte pjesë e stërvitjes më të gjerë të NATO- s, që synon të tregojë gatishmërinë, dhe vendosmërinë e aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj. Dikush madje mund të thotë se Rusia i dërgoi një sinjal Kinës mbi Detin e Kinës së Jugut, ku flota britanike do të shkojë së shpejti.
Çështja është se cilën strategji mbështetin taktikat e Mbretërisë së Bashkuar. Ato mund të ketë ndonjë vlerë parandaluese, vetëm nëse rritin kostot e agresioneve të mëtejshme ruse. Por Putini është i aftë që të zgjedhë momentin e duhur për të realizuar synimet e tij.
Dhe ai nuk do që të lëshojë territorin që tani e pretendon si të Rusisë. Me kalimin e kohës çdo mesazh duhet të jetë më i qartë dhe i qëndrueshëm, dhe i mbështetur me veprime edhe më të forta. Kjo është arsyeja pse organizimi i një samiti me Rusinë ka shumë pak kuptim.
Aleatët që u injoruan në epokën e Donald Trump, dhe që ishin të paaftë apo jo të gatshëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Rusia dhe Kina, po e ndiejnë tani nevojën për një koordinim më të mirë dhe një qëndrim të përbashkët më të fortë.
Britania ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në formësimin e politikave, dhe në hartimin e linjave të reja. Por në rast se do të sillet tani butësisht me Vladimir Putinin, Johnson do të humbasë shumë shpejt çdo lloj besueshmërie.
Kjo nuk do të thotë që takimi i Biden, ishte një gabim siç pretenduan shumë kritikë. Presidenti amerikan nuk është naiv. Ai kurrë nuk do të fliste për ndjesitë që i shkaktojnë sytë e Putinit si George Bush, apo të shpallte një “rivendosje” të madhe të marrëdhënieve SHBA-Rusi, siç Bëri në mënyrë naive Barack Obama.
Por, duke pasur një qëndrim dinjitoz, Biden i dha Putinit mesazhin mbi linjat e kuqe të Amerikës, dhe ai nuk kishte asnjë shans që të keqinterpretohej. Sipas fjalëve të tij, takimi nuk kishte të bënte me besimin. “E gjitha kjo ka të bëjë me interesin vetjak, dhe verifikimin e interesit vetjak”-tha presidenti amerikan.
Johnson gjendet në një pozicion krejtësisht tjetër. Pas helmimeve në Salisbury në vitin 2018 (dhe vrasjeve të tjera në territorin britanike, të lidhura me Rusinë), Britania ka një mosmarrëveshje serioze me Rusinë.
Vetëm disa muaj më parë, rishikimi i strategjisë së mbrojtjes dhe politikës së jashtme britanike, e përmendi Rusinë si kërcënimin më të madh ushtarak me të cilin përballet vendi. Përgjigja e Britanisë ndaj agresionit rus, ka qenë kryesisht e ndrojtur.
Miratimi i Aktit të ri Magnitsky, që lejon ngrirjen e pasurive dhe kufizime të tjera në kundërpërgjigje të korrupsionit, siguron një mekanizëm për dërgimin e një mesazhi, por përdorimi i tij është i përmbajtur. Putini nuk e konsideron Johnson një rival, dhe lëre më pastaj të barabartë me veten.
Ndërsa siç vinte në dukje Ëiston Churchill qasja “dhëmb për dhëmb” është e rëndësishme dhe ka gjithnjë një rol tek diplomacia, rikthimi në samitet BE-Rusi apo Britani-Rusi, në një kohë kur Rusia ka burgosur liderin kryesor të opozitës ruse, kur mbështet shkeljet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi, kryen agresion në Ukrainë dhe sulme të rregullta kibernetike kundër Perëndimit, do të dërgonte mesazhin e gabuar.
Fatmirësisht, nxitja franko-gjermane për një kthim në samitet me Rusinë, u bllokua nga anëtarët e BE që kanë një përvojë të gjatë të agresionit rus. Strategjia e Putinit është më se e qartë:Ai synon të forcojë kontrollin rus në rajonet e afërta, të përçajë aleatët perëndimorë, të destabilizojë demokracitë perëndimore, të shkatërrojë opozitën në vend, dhe të shmangë vëmendjen nga korrupsioni dhe dështimet në vend.
Përgjigja më e mirë është solidariteti midis fuqive demokratike, linja të kuqe të qarta, dhe një reagim i fortë kudo ku shfaqet ndërhyrja ruse. Incidenti i Krimesë, përbën një kujtesë se demokracitë perëndimore i kanë lënë vitet e fundit shumë terren Putinit dhe autokratëve të botës. Rasti i HMS na e tregoi këtë gjë; por do të duhen më shumë se sa disa manovra detare, për të provuar se tani ka disa vija të kuqe të qarta.