“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të diagnostikohet diabeti i shtatzënisë?
Mjeku: Ka disa faktorë rreziku që rrisin mundësinë që një shtatzënë të zhvillojë diabet shtatzënie:
Kur BMI është > 30.
Kur keni lindur të të kaluarën një beb makrozom (pesha në lindje > 4000 – 4500 gr).
Kur keni kaluar diabet shtatzënie në shtatzëninë e kaluar.
Prirja familjare.
Testi apo analiza që përdoret për depistimin e diabetit të shtatzënisë është testi i tolerancës ndaj glukozës (oral glucose tolerance test – OGTT) që quhet ndryshe kurba e glicemisë. Ky test ofrohet në intervalin 24 – 28 javë moshë gestacionale. OGTT kryhet në mëngjes esëll dhe rekomandohet që nga mbrëmja mos të konsumohet ushqim deri sa të kryhen matjet e testit.
Ka disa lloje OGTT.
Testi me 50 gr, 75 gr dhe 100 gr glukozë. Më të përdorur janë ata me 50 gr dhe ato me 100 gr.
OGTT me 50 gr është ai që përdoret në fillim dhe është i aftë të depistojë 80% të rasteme me diabet gestacional.
OGTT me 100 gr është i aftë të depistojë 90% të rasteve me diabet gestacional.
OGTT me 50 gr:
Matet glicemia esëll.
Pacientja konsumon 50 gr glukozë.
Matet glicemia pas 60 min
OGTT me 100 gr:
Matet glicemia esëll.
Pacientja konsumon 100 gr glukozë.
Matet glicemia pas 60 min / 120 min / 180 min.
Vlerat normale të OGTT janë si më poshtë.
Kuptohet që nëse kemi një nivel glicemie esëll > 125 mg/dl apo një nivel glicemie (jo esëll) > 200 mg/dl atëherë nuk ka nevojë për OGTT pasi jemi në kushtet e diagnozës pozitive për diabet.
Në mjaft raste, shtatzënat me diabet gestacional nuk kanë ndonjë simptomë gjatë shtatzënisë. Shenjat që mund të ketë një shtatzënë me diabet gestacional janë:
lodhje
gojë e thatë
etje
infeksione të shpeshta
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.