MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ulcerat e këmbëve, çfarë simptomash ka?

08.06.2021 - 10:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ulcerat e këmbëve, çfarë simptomash ka?

Mjeku: Ulcera është një plagë e hapur që zhvillohet kur lëkura humbet vazhdimësinë e saj dhe ajri apo bakteriet bien në kontakt me indet nën të. Ajo mund të shkaktohet nga një dëmtim i vogël mbi një zonë të lëkurës në këmbën në të cilën venat janë të sëmura. Ulcerat janë më të shpehta në pjesën e brendshme të këmbës mbi gju. Në një njeri normal plaga e hapur nga dëmtimi shërohet Brenda disa ditëve ndërsa në personat që kanë problem me enët e gjakut lëkura nuk shërohet dhe plaga bëhet më e madhe duke u kthyer në ulcer.

Shkaktarët e ulcerave

Sëmundjet e venave

Rreth 80 % e ulcerave të këmbëve shkaktohen nga sëmundjet e venave. Kjo ndodh kur valvulat e venave nuk funksionojne siç duhet.

Valvulat normale të venave lejojnë qarkullimin e gjakut vetëm në një drejtim drejt zemrës pra, nga poshtë lart. Nëse valvulat e venave dëmtohen atëherë kjo bën që gjaku të kthehet prapa drejt këmbëve duke u pellgëzuar në to dhe duke rritur presionin në to. Kjo rritje e presionit nuk lejon që indet të furnizohen me gjak siç duhet duke bërë që lëkura të bëhet më e hollë dhe e inflamuar. Kjo gjë rrit rrezikun e shfaqjes së ulçerave.

Sëmundja e arterieve të këmbëve

Kjo gjendje është e ngjashme me sëmundjen e venave por shkaktohet nga mosdërgimi i sasisë së mjaftueshme të gjakut në këmbë. Kjo përfshin rreth 15 % të ulcerave. Kjo gjë shkaktohet nga mbyllja e një ose më shumë arterieve të këmbës.

Shkaqe të tjera

Disa ulcera të këmbëve shkakohen nga: diabeti, artriti rheumatoid apo disa gjendje të tjera shumë të rralla.

Shenjat e ulcerave të këmbëve

Këtu përfshihen:

Enjtje të gjunjëve
Fryrje dhe zmadhim i venave
Rendim të këmbëve
Dhimbje dhe ngërçe në këmbë kur qëndron për një kohë të gjatë
Lehtësim të këmbëve kur i ngrini këmbët lart ose kur i shtypni
Ngjyrosje me ngjyrë kafe të errët apo njolla në lëkurë
Lëkurë e irrituar, e skuqur apo delikate
Trashje e lëkurës dhe kruajtje përreth plagës
Rreziqet e ulcerave të këmbëve

Ulcerat e këmbëve mund të infektohen, shenjat janë:

Përkeqësim i dhimbjes
Ngjyrë jeshile, erë e keqe, drenim (rrjedhje) nga ulcera
Skuqje dhe enjtje përreth ulcerës
Temperaturë e lartë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN