MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të komsumojmë kur kemi dhimbje fyti?

06.07.2021 - 09:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë të komsumojmë kur kemi dhimbje fyti?

Mjeku: Për dhimbjet e fytit, parandalimi është më i rëndësishëm se sa profilaksia; evitoni vendet e mbyllura, vendet ku pihet duhan, ambiente të nxehta. Një fëmijë sëmuret më lehtë nga dhimbja e fytit në këto situata sesa në malësi ku temperaturat janë minus 10 gradë C.

Ushqimet që duhen preferuar: të gjitha ushqimet të pasura me antibiotikë natyralë: hudhër, qepë, presh, agrume, qershi, ananas.

Ushqime që duhen kufizuar: çokollata, ushqimet e përpunuara.

Fitoterapia:

Gargarë

Infuzion me trundëz, sherebelë e kumak (bimë barishtore e vendeve të ngrohta, me gjethe pak të zgjatura): në një litër ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe dhe lule të secilës bimë; lërini në infusion për pesë minuta dhe përdorini për gargarë gjatë ditës.

Kataplazmë me presh të zier (preparat i butë i aplikuar mbi plagë apo pjesë delikate): për t’u mbajtur mbi grykë.

Kataplazmë me lakër: zgjidhni një gjethe të gjerë lakre të larë mirë. Shtriheni me hekur dhe aplikojeni të ngrohtë mbi grykë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.