MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam shtatzënë dhe vuaj nga grykët, ç’duhet të bëj?

21.07.2021 - 10:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Jam një muajshe shtatzënë dhe vuaj vazhdimisht nga grykët, fatkeqësisht më janë bërë edhe tani që po shkruaj. Ju lutem më thoni se çfarë mjekimi mund të përdor, pasi jam në merak. Pres përgjigje!

Mjeku: E nderuar zonjë. Ilaçet që mund të përdorni ndërsa jeni shtatzënë është grupi i penicilinave: ampicilinë, ceporinë, agumentinë, dhe të gjitha këto ilaçe që mund të përdoren, duhet të jenë patjetër të shoqëruara me vitaminën C.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta ime me dy fëmijë autik

“Autizmi nuk ka asnjë ditë pushim”

Kërkon t’i japë fund pushtetit të të atit

“S’mund të martohem”, Britney bën rrëfimin tronditës

Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?