MENU
klinika

Analiza e The Economist

A mund t’ia dalë Evropa pa gazin rus?

28.10.2021 - 17:50

Evropa pret një dimër të ashpër.

Kostoja e gazit natyror mbetet e lartë në të gjithë kontinentin dhe qeveritë po përpiqen të mbrojnë familjet. Një numër faktorësh shpjegojnë pse, duke përfshirë kërkesën në rritje ndërsa ekonomitë u ringjallën pas bllokimeve të Covid-19, një dimër të zgjatur që varfëroi rezervat dhe një zhvendosje drejt burimeve të rinovueshme që ka lënë boshllëqe në furnizimin me energji të Evropës.

Rusia, ofruesi më i madh në Evropë i gazit, e ka mbajtur furnizimin të hapur, por disa kritikë thonë se Kremlini po luan.

Presidenti rus të mërkurën sinjalizoi se më shumë gaz mund të shkojë për në Evropë muajin e ardhshëm, duke lehtësuar standardet evropiane.

Por çfarë do të duhej për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse?

Pyetja nuk është nëse ekzistojnë burime të tjera të gazit. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë plot me gaz natyror. Algjeria dhe Katari përbënin tashmë 8% dhe 5%, respektivisht, të importeve të gazit natyror të Evropës në vitin 2019.

Por Evropa përballet me konkurrencën për të siguruar furnizime shtesë.

Azia përbën pothuajse tre të katërtat e importeve globale të gazit natyror të lëngshëm (LNG), sipas AllianceBernstein, një firmë financiare. Kërkesa në Amerikën Latine është pothuajse dyfishuar vitin e kaluar.

Ndërsa shumica e gazit aziatik blihet ende me kontrata afatgjata të lidhura me çmimin e naftës – një praktikë që Evropa e braktisi pasi liberalizoi tregjet e gazit – Evropa e gjen veten më të ekspozuar ndaj çmimeve të larta të sotme. Ndërkohë, rritja e konsumit të brendshëm të gazit natyror në Lindjen e Mesme, i cili u rrit mesatarisht me 4.6% në vit gjatë dekadës së fundit, po lë më pak në dispozicion për eksport.

Amerika ka qenë e prirur për ta paraqitur veten si një furnizues alternativ i LNG. Por tani për tani është një zëvendësim i kushtueshëm për furnizimin rus.

BE-ja është fokusuar gjithashtu në ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt gjigant energjetik i ëndërruar në Bruksel për të reduktuar varësinë e Evropës nga gazi rus.

Gazsjellësi Trans Adriatik, hyri në funksion vitin e kaluar. Aktualisht ka kapacitet për të transportuar rreth 10 miliardë metra kub (bcm) gaz në Evropë në vit nga fusha e Shah Deniz në Azerbajxhan. Kjo përfaqëson vetëm një pjesë të nevojave të bllokut, por në një shkallë më të vogël projekti është premtues: shtesat e ardhshme, si Interkonektori Greqia Bullgaria, do të nënkuptonin se 33% e kërkesës së Bullgarisë për gaz do të mbulohej nga gazi nga Azerbajxhani. Projekte të tjera që po planifikohen aktualisht përfshijnë një tubacion 1,900 km të gjatë që lidh Izraelin me Evropën, i cili mund të sigurojë 20 bcm të tjera në vit.

Megjithatë, kjo nuk do të ”ushqejë” të gjithë Evropën.

Por ka mundësi për të thyer monopolin e Rusisë në vendet historikisht të varura nga gazi i saj, si Bullgaria dhe shtetet baltike.

Shtimi i burimeve alternative nmund të diversifikojë më tej furnizimin me energji të Evropës derisa premtimi për burime të rinovueshme të arrijë kërkesën.

Por tani për tani, ndërsa moti bëhet i ftohtë, Evropa nuk mund t’ia lejojë vetes t’i kthejë Rusisë supin e ftohtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al