MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Protezimi i gjurit, ç’është dhe mundësitë për sukses

15.04.2022 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Protezimi i gjurit, ç’është dhe mundësitë për sukses

Mjeku: Protezimi i gjurit e transformon në mënyrë rrënjësore jetën e pacientëve, të cilët vuajnë nga invaliditeti dhe dhimbjet e forta e të vazhdueshme që shkaktojnë problemet në gju. Kur gjendja e pacientit rëndohet dhe trajtimet mjekësore nuk janë më të efektshme, atëherë është koha që t´i drejtohemi për ndihmë kirurgjisë, e cila ka rezultate shumë të mira. Dhimbjet zhduken, Proteza e gjuriti rikthehet normalitetit dhe bëhet fjalë për një aktivitet plotësisht normal, si p.sh. të vrapuarit, shëtitjet, pedalimi etj. Mund të themi me siguri se protezimi i gjurit në kohët e sotme është një trajtim plotësisht i efektshëm, që garanton një aktivitet jetësor cilësor dhe me risqe të vogla.

Çfarë është protezimi i gjurit?

Protezimi i gjurit është procedurë kirurgjikale që zhduk dhimbjet dhe shton levizjet në shumë pacientë me osteoartrit të rëndë të gjurit. Dhimbja dhe vështirësitë për të pasur një jetë normale janë dy faktorët kryesorë që çojnë në realizimin e kësaj procedure.

Përgjithësisht, pacientët i nënshtrohen kësaj ndërhyrjeje nëse gjithë trajtimet e mëparshme (si modifikimi i aktivitetit ditor, antiinflamatorët, injeksionet intra-artikulare) kanë dështuar në qetësimin e dhimbjes.

Sa janë mundësitë për sukses?

Protezimi i gjurit ka më shumë se tre dekada që përdoret gjerësisht, përgjithësisht me rezultate të shkëlqyera (në pjesën më të madhe të studimeve jepet një përqindje suksesi mbi 90% pas 10 vjetësh).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frika nga përhapja e virusit Korona

A duhet ta lajmë trupin aq shpesh sa duart?