MENU
klinika

Analiza

“Gjiganti i fjetur” u zgjua dhe ndryshoi planet e Putinit…

29.06.2022 - 09:08

Më shumë armë dhe furnizime po arrijnë tek forcat e mbrojtjes ukrainase, të cilat jo vetëm po pengojnë përparimet ruse, por tani po i shtyjnë ato.

Me forcat e Vladimir Putin tani në dukje në stanjacion në Ukrainën lindore, ëndrrat e Kremlinit për një “operacion special” të shpejtë dhe efektiv po bëhen shpejt një makth.

Eksperti ushtarak Nicholas Drummond përshkroi disa nga arsyet pse pajisjet ushtarake dhe mbështetja e bashkuar e Ukrainës po rezultojnë kaq vendimtare.

Ai shkroi: “Scholz + Gjermania në partneritet me Macron dhe Francën, Johnson dhe Britaninë, Biden dhe Amerikën, Morawiecki dhe Poloninë dhe shumë të tjerë, tregojnë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë.

German Chancellor Olaf Scholz (L) and Ukrainian President Volodymyr Zelensky (R) arrive to hold a joint press conference in Kyiv on February 14, 2022. – Scholz landed in Kyiv for crisis talks with Zelensky, ahead of a visit to Moscow to head off what Berlin said was the “very critical” threat of a Russian invasion of Ukraine. (Photo by SERGEI SUPINSKY / AFP)

Një solidaritet i tillë me Ukrainën sugjeron që planet ruse për ta nënshtruar atë janë të dënuara.

Eksperti vazhdoi të shpjegonte se planet e Putinit për një luftë të shkurtër po bëhen gjithashtu shpejt një ëndërr.

Ai vazhdoi: “Lufta në Ukrainë duket se nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.

“Sot, Scholz duke shprehur përkushtimin e tij ndaj Ukrainës për aq kohë sa ajo ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë tregojnë qartë se Putini nuk do të lejohet të ketë sukses në Ukrainë.

“Putini ka zgjuar një gjigant të fjetur.”

Shumë shfrytëzuan rastin për të kritikuar Berlinin për reagimin e tij të vonuar për të ndihmuar Ukrainën, megjithatë kjo vonesë u lavdërua nga Drummond i cili tha: “Mos e kritikoni Gjermaninë për vonesën. Pas vitit 1945, ajo donte të bëhej një vend i njohur për fuqinë e tij ekonomike, jo për fuqinë e tij ushtarake. Industria e saj që atëherë ka vendosur një standard global. Ka qenë një partner fantastik evropian dhe meriton respekt ndërkombëtar. Megjithatë, Olaf Scholz dhe qeveria e tij mezi kishin marrë pushtetin kur Rusia pushtoi Ukrainën. Ai e kuptoi se Gjermania duhej të ndryshonte për të përballuar kërcënimin e paraqitur nga një agresion i tillë.”

German Chancellor Olaf Scholz, right, and French President Emmanuel Macron stand in front of the Brandenburg Gate after a meeting in Berlin, Monday, May 9 2022. To mark Europe Day, the Brandenburg Gate is illuminated in Ukraine’s national colors. (Michael Kappeler/dpa via AP)

Drummond po ashtu e lavdëroi shumë Britaninë për rolin e saj në furnizimin e Ukrainës me armë shumë të nevojshme.

Ai tha: “Ndjehem i detyruar të përmend Ben Wallace në gjithë këtë. Vendimi i tij i hershëm për të dërguar armë në Ukrainë dha një shembull të madh dhe ishte vendimtar në fazat e hershme të konfliktit. Ai që atëherë ka punuar për të lidhur Evropën dhe SHBA-në.”

Drummond fajësoi Putinin për luftën, duke sugjeruar se Presidenti rus e ka larguar veten dhe Rusinë nga bota për shkak të veprimeve të tij.

Ai përfundoi: “Në fund të fundit, Putini ka sakrifikuar jetë ruse për asnjë përfitim thelbësor. Ai po falimenton ekonominë e Rusisë dhe ka shkatërruar reputacionin e saj ndërkombëtar. Këto gjëra do të rikthehen vetëm kur Rusia të vendosë ta heqë qafe atë”.

Me luftën që po i afrohet me shpejtësi muajit të pestë, humbjet ruse kanë qenë të rënda dhe mund të përkeqësohen pasi më shumë ndihma perëndimore arrin mbrojtjen ukrainase.

Nga James Lee

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al