MENU
klinika

Zbulohen prapaskenat e Kryesisë së PS

Kush ishin 5 emrat e fundit që u diskutuan dhe si u përzgjodh Bajram Begaj për President

04.06.2022 - 07:51

Kryesisë së Partisë Socialiste iu deshën dy orë për të dalë me një emër për President, i cili mëngjesin e sotëm do t’i paraqitet Grupit Parlamentar.

Burime zyrtare nga Kryesia e PS bënë të ditur për BalkanWeb se në nisje të mbledhjes ishin 20 emra në tryezë,mes të tjerësh edhe: Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, hartuesi i reformën në drejtësi, Ardian Dvorani, ish-kryeprokurorja Ina Rama, historiani i njohur Pëllumb Xhufi dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Lista ka filluar të reduktohet nga 20, ne 15 dhe pak me vone ne 10 emra. Kur kane mbetur 5 emra, te paret qe jane diskutuar dhe rrezuar ishin ish ministrja Bregu dhe kandidatura e Xhufit. Burimet nuk bëjnë të ditur se me çfarë argumenti janë rënë këto kandidatura, por thonë se më pas në mbledhje ka pasur diskutimi për tre emrat e tjerë. Pjesëmarrës në mbledhje thonë se deri gjysmë ore para se Rama t’i drejtohej mediave, kandidati favorit ka qenë Ardian Dvorani.

Burimet thonë për BW se Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por tezat kundër tij ishte fakti se ai kishte kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsyeje i duhej sistemit.

Pak përpara tij kishte rëne edhe emri i Ina Ramës, duke lenë kështu të vetëm Bajram Begajn, i cili do t’i nënshtrohet nesër votës në Kuvend për t’u bërë presidenti i tretë me karrierë ushtarake i vendit që nga viti 1991.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përpara votimit në Parlament/ Arsyeja

Bajram Begaj do heqë dorë nga posti dhe grada ushtarake

“Shqipëria do zgjedhë shefin e mbrojtjes si Kreun e shtetit”

Propozimi i Bajram Begaj për President jehonë në mediat ndërkombëtare

Nesër zgjidhet president i Republikës

Intervista e parë e gjeneral Bajram Begajt


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!