MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me hundët. A ka kurë popullore?

22.07.2022 - 11:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Kam stafilokok aureus në hundë dhe më jep sekrecione të brendshme të bardha me erë të keqe. Më zbresin nga hundët në fyt deri në stomak. Është rezistent ndaj antibiotikëve. Çfarë më sugjeroni të përdor bimore. Ju lutem, se nuk i duroj dot më sekrecionet. Po pres përgjigjen tuaj.

Mjeku: Në përgjithësi stafilokoku është banor normal i hundës dhe fytit të njeriut. Marrim mjekim në momentin kur shenjat klinike të sëmundjes nuk tolerohen. Sekrecionet post nazale tregojnë se kemi sinusit kronik. Duhet një vizitë te mjeku specialist ORL për të bërë një terapi më të plotë e të saktë. Si terapi bimore do të sugjeroja çaj xhenxhefili me mjaltë e kanellë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN