“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Hepatiti shkakton cirrozë?
Mjeku: Hepatiti është inflamacion i mëlçisë. Mund të shkaktohet nga përdorimi i tepërt i alkoolit, disa ilaçeve dhe gjendje të caktuara mjekësore. Por, në shumicën e rasteve shkaktohet nga një virus.
Hepatiti B është ndoshta shkaku më i shpeshtë që shkakton cirrozë në mbarë botën. Si hepatiti C ashtu dhe ai B shkaktojnë inflamacion të mëlçisë, i cili rëndohet me kalimin e kohës duke çuar në cirrozë.
Hepatiti D është një tjetër virus i cili infekton mëlçinë, por vetëm kur është i pranishëm dhe hepatiti B.
Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur e shkaktuar jo nga alkooli. Mëlçia mund të dhjamoset edhe nëse nuk pini alkool. Këto gjendje mund të shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë?
- Të qenët mbipeshë
- Diabeti
- Nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak
- Tensioni i lartë i gjakut
- Sindroma metabolike
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.