MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam bartëse inaktive e hepatitit B. A kam rrezik?

19.08.2022 - 08:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur po dhuroja gjak nga një analizë rutinë dola me hepatit b. Pas ekzaminimeve të shumta që bëra me mjekun, të gjitha analizat e mëlçisë më dolën mirë edhe ekoja abdominale më doli shumë mirë. Mjeku më dha përcaktimin “bartëse inaktive e shëndoshë” e hepatitit B. Të them të drejtën e kam përjetuar shumë keq. Pasi mjeku im nuk më dha asnjë ilaç për t’u kuruar, sepse, sipas tij, unë isha e shëndoshë dhe nuk duhet të përdorja asnjë ilaç, thjesht duhet të mbaja një regjim të rregullt ushqimor pa yndyrna. Unë nuk pi as duhan, as alkool. Ju lutem, jam shumë e shqetësuar, pse nuk po më kurojnë me ilaçe dhe a ka mundësi që hepatiti B të më kthehet aktiv dhe të më dëmtohet mëlçia? Po për t’u shëruar tërësisht, a do të shërohem ndonjëherë, që mos ta kem më këtë virus. Ju falënderoj shumë paraprakisht e ju uroj shëndet!

Mjeku: Hepatit B inaktiv do të thotë që virusi është në gjendje gjumi, nuk është aktiv, nuk është duke e dëmtuar mëlçinë. Në këtë rast pacientja duhet të bëjë një kontroll pas tre muajsh të transaminazave. Nëse dalin normale, atëherë duhet që ta bëjë kontrollin tjetër pas 6 muajsh, nëse sërish transaminazat dalin në normë, kontroll pas një viti. Pra, kontrolle periodike. Herë pas herë virusi mund të bëhet aktiv, prandaj janë të rëndësishme këto kontrolle se hepatiti nuk ka as shenja klinike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN