MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kujdesemi për trupin pas një operacioni?

07.08.2022 - 10:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Si të kujdesemi për trupin pas një operacioni?

Mjeku: Trupit i duhet rikuperim pas një operacioni. Koha që i nevojitet trupit për t’u shëruar varet nga shumë faktorë, mes të cilëve dhe regjimi ushqimor që ndiqni. Metabolizmi pas kryerjes së operacionit ka nevojë të madhe për marrjen e kalorive.

Për të ruajtur peshën pas një operacioni për heqjen e dhjamit ose zvogëlimin e barkut apo çdo pjesë të trupit sigurisht është e rëndësishme të kesh një regjim të mirëpërcaktuar ushqimor.  Më poshtë, janë renditur disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë si t’ja dilni më lehtë:

1. Vakte të vogla dhe të shpeshta
2. Fruta dhe perime
3. Eleminoni vaktet e darkës, jo më vonë se ora 7
4. Preferoni vaktet e shëndetshme të gatuar në shtëpi
5. Filloni të përdorni smoothie me miks fruta perime dhe fara apo fruta të thata
6. Eliminoni ushqimet e shpejta apo të paketuara
7. Minimizoni mishin e kuq dhe bulmetin dhe prodhimet shtazore
8. Shtoni sasinë e ujit dhe të çajrave pa kafeinë gjatë ditës
9. Kombinoni ushqimin e shëndetshëm me aktivitet fizik në ajër të pastër ose kushte shtëpie, mjafton edhe një ecje 30 minuta në ditë kur nuk keni mundësi të tjera.
10. Mbani një ditar ushqimor që të korrigjoni gabimet e bëra në javën e ardhshme.
11. Regjimi mesdhetar i mbajtur në kushte perfekte është ideali për t’u konsideruar i shëndetshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.