MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Simptomat e para më të rrezikshme të tensionit të lartë të gjakut

09.08.2022 - 09:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Simptomat e para më të rrezikshme të tensionit të lartë të gjakut

Mjeku: Tenisoni i lartë i gjakut mund të jetë një gjendje shumë e rrezikshme mjekësore, e cilat mund të çojnë në komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në përputhje me rrethanat në të cilat pacienti ndodhet. Njerëzit shpesh kanë tendencë t’i injorojnë shenjat paralajmëruese, ndonjëherë sepse janë të painformuar në lidhje me to, e herë të tjera pasi ju duken të parëndësishme.

Ja disa nga simptomat më kryesore që ju tregojnë presion të lartë të gjakut:

Qarkullim i dobët i gjakut
Dhimbje koke të vazhdueshme
Ndjeshmëri ndaj dritës dhe trullosje
Vështirësi në frymëmarrje
Goditje të shpeshta në veshë dhe qafë
Ndjesi mpirje
Gjakderdhuje nga hundët
Probleme me shikimin
Gjak në urinë
Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje që nuk duhet të kalojë pa u trajtuar, prandaj është shumë e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme. Dieta e shëndetshme ushqimore do t’ju vinte shumë në ndihmë në këto raste gjithashtu. Konsumoni acide yndyrore omega-3 dhe ushqime të pasura me kalium, konsumoni shumë arra, drithëra, peshk dhe shpezë. Shmangni ushqimet e yndyrshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.