“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam probleme me ekzemën e duarve. Tani që koha po ftohet, do të doja të dija se cilat janë gjërat që duhet të shmang në mënyrë që të mos më krijohet sërisht, pasi është e padurueshme…
Mjeku: Lagështia konstante e duarve plus kontakti i shpeshtë me sapunin, detergjentët dhe ngacmues të tjerë gjatë kohës së kujdesjes së foshnjave, mund të ngacmojnë duart. Nëse një pacient ka tendencë të zhvillimit të ekzemës, mundësitë janë më të mëdha që ajo të paraqitet në duar si fazë fillestare e sëmundjes para se të përhapet edhe në zona të tjera të trupit. Kohë pas kohe, ekzemën në duar mund ta shkaktojë një alergji e vërtetë që personi mund të ketë ndaj kimikateve të ndryshme që përdor. Por pjesa dërmuese e dermatitisit që shfaqet te duart, nuk ka të bëjë vetëm me alergjinë. Faktorët stresant e përkeqësojnë gjendjen e ekzemës. Kruarja ose pruriti i lëkurës mund të shkaktojë çarjen e lëkurës dhe ekzema mund të bëhet komplikohet me infeksion sekondar. Ekzema në duar mund të përkeqësohet gjatë dimrit meqë koha e ftohtë shkakton lagështi të ulët që ndikon në tharjen e lëkurës. Kontakti me prodhime që e thajnë lëkurën, siç konsiderohen solventët, duke përfshirë turpentinën, karosinën, benzina, prodhimet për mirëmbajtje shtëpiake, materialet për mirëmbajtjen e luleve dhe përgatitjet ushqimore, vetëm sa e rrisin problemin e ekzemës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.