“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse gratë kanë më shumë ftohtë se burrat?
Mjeku: Nëse jeni jashtë dhe dielli fillon të perëndojë, gratë janë gjithmonë të parat që ankohen se kanë ftohtë. Shkencëtarët më në fund e kanë zgjidhur misterin dhe i janë përgjigjur pyetjes pse është kështu.
Ata zbuluan se i njëjti tipar është i pranishëm në shumë zogj dhe gjitarë, me femrat që preferojnë një fole ose strofull komode dhe të ngrohtë, ndërsa meshkujt nuk e shqetësojnë edhe aq dimrin.
“Burrat dhe gratë e ndjejnë temperaturën ndryshe. Ky ndryshim nuk ka lindur që ne të mund të debatojmë me partnerët për ngrohjen, por krejt e kundërta. Nga pikëpamja evolucionare, qëllimi është të detyrojmë çiftin të largohet nga njëri-tjetri., tha Dr. Eran Levin nga Universiteti i Tel Avivit.
Tek zogjtë shtegtarë, meshkujt e kalojnë dimrin në zona më të ftohta se femrat. Dhe lakuriqët e natës femra priren të grumbullohen në një cep komod, ndërsa meshkujt u pëlqen të shtrihen në pasazhe të ajrosura. Në shumë gjitarë, meshkujt preferojnë hijen dhe femrat preferojnë diellin, ose meshkujt ngjiten në majat e maleve ndërsa femrat qëndrojnë në lugina.
Studimi, i botuar në revistën Global Ecology and Biogeography, shton se ndarja e meshkujve dhe femrave redukton konkurrencën për burime në mjedis dhe mban larg meshkujt që mund të jenë agresivë dhe të rrezikojnë foshnjat.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.