MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shkaqet më të zakonshme të traktit urinar

02.09.2022 - 09:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shkaqet më të zakonshme që çojnë në infeksion të traktit urinar dhe si t’i parandaloni

Mjeku: Sipas një studimi të fundit nga “Fondacioni Kombëtar i Sëmundjeve të Veshkave” në SHBA, thuhej se 1 në 5 gra vuante nga infeksionet e traktit urinar.

Ja disa nga shkaqet më të zakonshme që ndikojnë në shfaqjen e këtyre infeksioneve:

infeksione urinarePecetat mujore: nëse nuk i ndërroni pecetat mujore apo tamponat çdo 1-2 orë, atëherë akumulimi i baktereve do të jetë më i lehtë. Zgjidhni peceta mujore të pambukta, pasi materialet e tjera çojnë në formim të infeksioneve urinare.

Uji: dehidratimi është një nga shkaqet më të zakonshme të infeksioneve të traktit urinar, sidomos gjatë verës. Pini rreth 2 litra ujë në ditë për të parandaluar shfaqjen e këtyre infeksioneve.

Mos e mbani urinën: mbajtja e urinës çon në akumulimin e baktereve në fshikëz.

Diabeti: njerëzit që vuajnë nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut nxjerrin një sasi të konsiderueshme sheqeri, kjo gjë çon në një “mjedis” të dashur për akumulimin e baktereve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.