MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta kuroj mykun në gojë?

15.09.2022 - 09:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Doja disa këshilla për mykun në gojë ose me çfarë ta kuroj? Faleminderit!

Mjeku: Fillimisht, si këshillë e parë sugjerohet shmangia e ushqimeve të sheqerosura. Pacienti duhet të bëjë një analizë të kulturës së fytit për praninë ose jo të mykut, si dhe analizë gjaku për të parë ka ose jo anemi.

Sepse nëse rezulton që është myk, atëherë mund të marrë antimykotikë oralë dhe lokalë me lyerje të gojës dy herë në ditë. Gjithashtu, nëse del anemik, atëherë terapinë do ta japë hematologu duke përcaktuar shkakun e daljes së mykut.

Duhet të kuptojmë që gjetja e shkakut është shumë e rëndësishme. Sëmundje të caktuara si diabeti, mund të krijojnë probleme me mykun në gojë për shkak të përdorimit afatgjatë të saharinës. Ndaj është shumë e rëndësishme që pacienti të këshillohet me mjekun dhe të bëjë analizat e mësipërme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Çfarë është riniti alergjik?