“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të provojmë në shtëpi nëse kemi hiperzhvillim të mykut në trup?
Mjeku: Kandida është emri i përdorur për të treguar rritjen e mykut në trup. Ky myk ekziston dhe bashkëjeton natyrshëm në trupin tonë. Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikëzën e urinës, mushkëri, vaginë etj.
Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Por kandida nuk duhet të shtohet më shumë seç duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur Kandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme.
Si të provoni se keni hiperzhvillim të mykut?
Gjëja e parë në mëngjes, në një gotë me ujë natyral (të blerë), në temperaturë ambienti, hidhni pështymën e gojës dhe kontrollojeni çdo 15 minuta deri në 1 orë. Nëse shihni sekrecionet të marrin forma fijesh që zbresin nga lart poshtë, ose copëza që notojnë në ujë ose grumbullim në formë resh, në fund të gotës, atëherë mund të keni mbishtim të mykut dhe duhet të bëni një kontroll te mjeku.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.