MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Temperatura e ulët te fëmijët, çfarë bëhet?

28.09.2022 - 09:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Lutem, a mund të shkruani një artikull se nga vjen temperatura e ulët, 35 gradë tek fëmijët e vegjël (3 vjeç). A ka probleme për shëndetin, çfarë analizash e kontrollesh mund të bëhen etj. lidhur me këtë. Ju falenderojmë!

Mjeku: Përshëndetje! Në numrat në vazhdim do të shkruajmë diçka edhe për temperaturën e ulët te fëmijët (hipoterminë). Si fillim ju rekomandojmë që të takoni një mjek pediatër ose infeksionist pediatër. Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit bie nën 35 gradë. I porsalinduri dhe fëmijët e vegjël janë shumë të prirur për hipotermi për shkak të masës së vogël trupore. Theksoj se asnjëherë nuk i duhet dhënë medikament fëmijës pa qenë i sigurt se temperatura e tij është mbi 38°C.

Sa herë që fëmija ka temperaturë, çdo prind duhet të shikojë gjendjen në kompleks duke filluar nga mjedisi ku mbahet dhe shenja të tjera që mund ta shoqërojnë. Të dhënat tuaja kanë vlera të çmuara dhe ndihmojnë mjekun për gjetjen e shkakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.