MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A e dehidron kafeja trupin?

13.11.2022 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A e dehidron kafeja trupin?

Mjeku: Shumë njerëz pinë një gotë ujë bashkë me një filxhan kafeje. Pra, ata duan të balancojnë ekuilibrin e lëngjeve. Ekspertja e të ushqyerit Helga Strube shpjegon nëse kjo është vërtet e nevojshme.

Çdo mëngjes shumica e njerëzve kanë një filxhan kafe në tryezën e tyre. Por a është më mirë të shmangni kafeinën sepse thuhet se ajo e dehidraton trupin?

Jo, thonë sot ekspertët kryesorë të ushqyerjes!

Një gotë ujë me një filxhan kafe është një traditë e mirë, por jo thelbësore. Ashtu si çdo pije tjetër, kafeja përfshihet gjithashtu në bilancin e lëngjeve ditore, sipas një studimi të Shoqatës Gjermane për Ushqyerjen (DGE). Gjithashtu dhe studime të tjera aktuale kanë hedhur poshtë argumentin se kafeja dehidraton trupin.

Kafeina stimulon përkohësisht funksionin e filtrit të veshkave. Rezultati është një ose dy vajtje shtesë në tualet. Megjithatë, ky efekt zhduket shpejt dhe për këtë arsye është i parëndësishëm në ekuilibrin e përgjithshëm.

Por kujdes: Kafeja nuk rekomandohet si pije për shuhajtur etjen. Uji mineral ose pijet me pak kalori janë alternativa më e mirë!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.