MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e fruthit?

28.11.2022 - 13:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat e fruthit?

Mjeku:

Simptomat:

-Temperaturë

-Dobësi ose lodhje

-Bllokim ose rrjedhje e hundëve

-Dhembje e fytit

-Humbje e oreksit

-Lodhje ose kruarje e syve

-Kollë e thatë

-Ndjeshmëri ndaj dritës

Komplikacionet

Fruthi është një sëmundje serioze, që mund të sjellë komplikacione për një të tretën e njerëzve të prekur. Komplikacionet mund të përfshijnë infeksionet e veshit, pneumoni dhe fryrje të trurit.

Ndonjëherë mund të jetë fatal duke shkaktuar një dëmtim të përhershëm të trurit.

Sipas mjekëve, nuk ka një trajtim specifik për fruthin (përveç lehtësuesve të simptomave), ndaj dhe parandalimi i tij nëpërmjet imunizimit është shumë i rendësishëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN