MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Menopauza, ja si ndikon tek kockat?

10.11.2022 - 11:44

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Menopauza, ja si ndikon tek kockat?

Mjeku: Problemet më serioze që një femër mund të përjetojë gjatë menopauzës janë ato të lidhura me osteoporozën dhe zemrën.

Osteoporoza. Çdo ditë trupi i njeriut “shkatërron” indin e vjetër kockor duke e zëvendësuar me ind të ri kockor. Në këtë rigjenerim estrogjenët kanë një rol kryesor. Menopauza karakterizohet nga mungesa e estrogjenëve dhe për këtë arsye Menopauza gruarigjenerimi i kockave nuk ndodh. Për këtë arsye ato bëhen më poroze dhe shpesh frakturohen me lehtësi. Frakturat më të shpeshta që jep osteoporoza tek femrat në menopauzë, janë ato të qafës së femurit dhe ato të vertebrave. Kjo gjendje quhet osteoporozë. Për këtë arsye femrat që janë mbi 45 vjeç, duhet të kryejnë ekzaminime specifike rutinë për dendësinë e kockave (densitometria kockore).

Sëmundjet kardiake. Në menopauzë femrat janë shumë të prirura të preken nga sëmundjet kardiake. Edhe këtu akuzohet mungesa e estrogjenëve si shkak. Problemet mund të agravohen edhe me shtimin e faktorëve të tjerë, si: mbipesha, shfaqja e diabetit apo hipertensionit.

Të gjitha këto ndryshime rrisin rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Për këtë arsye femrat në këtë periudhë të jetës duhet të kontrollohen rregullisht tek kardiologu, të kenë një dietë të ekuilibruar, të mbajnë në kontroll gliceminë, yndyrnat në gjak dhe të kryejnë vazhdimisht ushtrime fizike. Në këtë mënyrë rreziku për sëmundje të zemrës do të reduktohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.