“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A duhet të hamë çdo ditë mjaltë?
Mjeku:Mjalti është një ndër ushqimet m të mira dhe më të të preferuara për shumë persona, por konsumimi i mjaltit në mëngjes mund të ndihmojë në luftimin e shumë sëmundjeve në mënyrë të pa kuptuar.
-Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit dhe lufton kundër anemisë.
-Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.
Ushqime që nuk duhet kategorikisht të ruhen në kuzhinë, por ne vazhdojmë t’i mbajmë…
-Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.
Konsiderohet si antibiotik natyral, me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.
-Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.
-Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.