MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregojnë këmbët për shëndetin tonë?

05.12.2022 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë tregojnë këmbët për shëndetin tonë?

Mjeku: Shumica prej nesh i shohin këmbët vetëm kur do të bëjnë manikyr ose kur blejnë këpucë të reja. Por këmbët nuk duhen injoruar pasi janë shumë të rëndëisshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ja disa gjëra që këmbët tregojnë për ju dhe për të cilat duhet të tregoni shumë kujdes.

Këmbë të fryra
Ndërsa këmbët e fryra mund të tregojnë se keni qëndruar shumë gjatë në këmbë, shumë gjatë ulur ose që këpucët i keni të ngushta, ato gjithashtu janë shenjë e një problemi serioz. Duke qenë se këmbët janë shumë larg zemrës, shpesh ato janë pjesa e parë që tregojnë se mund të keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këmbët e fryra mund të tregojnë një lëvizje të madhe të lëngjeve në trup si pasojë e problemeve me zemrën ose edhe me veshkat e mëlçinë.

Këmbë ose gishtërinj të ftohtë
Përveç faktit që jashtë është ftohtë, këmbët e gishtërinjtë e ftohtë, sidomos nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë tregojnë edhe se vuani nga: një qarkullim i dobët i gjakut, një tiroide jo shumë aktive, simptoma e Rejnodit apo dëmtim i nervave periferikë. Është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Këmbë me erë të keqe
Nëse mendoni se sqetullat janë ato që kanë më shumë gjendra djerse, në fakt këmbët ia kalojnë pjesëve të tjera të trupit. Një djersitje e madhe mund të rezultojë në erë të keqe të këmbëve. Djersitja e madhe mund të jetë shenjë e hiperhidrozës, që nuk është e rrezikshme, por mund të jetë e sikletshme, kështu që tregohuni më të kujdesshëm për larjen e tyre. Përdorni ujë e sapun dhe lërini të thahen, si dhe blini çorape që e thithin djersën, ndërsa në verë mos mbani këpucë të mbyllura. Përdorni pudër bebesh për t’i mbajtur këmbët e thata. Por era e keqe e këmbëve mund të jetë shenjë e një infeksioni myku, kështu që kontrollohuni te dermatologu për më tepër informacion.

Thonj pa ngjyrë ose të shformuar
Janë shumë të pakta femrat me fat që kanë thonj të bukur, pavarësisht se sa pedikyr realizojnë. Por ndërsa thonjtë s’janë uniformë, ata duhet të jenë rozë dhe rritja e tyre duhet të jetë në të kundërt të gishtit dhe jo të kthyera poshtë. Një gjë e tillë mund të jetë edhe shenjë e anemisë apo mungesës së hekurit. Gjithashtu thonjtë e rritur keq dhe pa ngjyrë mund të jenë shenjë e një infeksioni mykotik, ndërsa thonjtë e rritur në brendësi edhe pse shpesh të padëmshëm, shkaktojnë dhimbje dhe mund të duhet ndërhyrje kirurgjikale. Nëse keni këto probleme, konsultohuni me një podiatrist (mjek i këmbëve).

Këmbët që mpihen apo shpojnë
Mpirja apo shpimi i këmbëve dhe gishtave, që përkeqësohen gjatë natës, mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminave. Mpirja dhe shpimi i këmbëve mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12 ose acidit folik, ose shenjë e sheqerit të lartë në gjak apo diabetit, kështu që është mirë të testoheni. Këto shenja gjithashtu mund të tregojnë mungesë të hekurit në trup.

Këmbë të kuqe, të bardha dhe blu
Këmbët me ngjyrat e flamurit amerikan tregojnë se mund të vuani nga simptoma e Rejnodit. Këmbët njolla-njolla që kthehen të kuqe, pastaj të bardha, pastaj blu, pastaj të kuqe ose një kombinim i tillë, mund të jenë shenjë e ngushtimit të arterieve në këmbë dhe tregojnë se nuk po marrin oksigjenin e mjaftueshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i këshilltares së Haradinajt

“Thika në shpinë nga ata që nuk e priste”

Sa prej jush e gjejnë veten tek historia e Maries?

“Ndoshta ishte kortizoni që dëmtoi kockat e mia”