“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Problemet pas lindjes së fëmijës?
Mjeku: Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, që e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji. Duke përdorur disa teknika ushqyerjeje dhe sjelljeje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.
Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë saktësisht përballë gjirit.
Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifikë, si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për të porsalindurin, duke bërë që ai të refuzojë gjirin.
Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.
Duhet ekspozuar gjiri në ajër për disa kohë, midis një pirjeje dhe tjetrës. Në verë, nëse është e mundur, gjiri mund të ekspozohet edhe pak në diell. Ndërsa në dimër do të ishte mirë që ai të thahej për disa minuta me tharësen e flokëve.
Mund të përdoren edhe kupat antiragad midis një ushqyerje te tjetra, të cilat mbajnë thithkën dhe areolën të thatë dhe të larguara nga veshjet.
Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.