“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Dhjamosja e mëlçisë, si trajtohet?
Mjeku: Nuk ka ndonjë trajtim specifik për dhjamosjen e mëlҫisë. Trajtimi i saj varet nga shkaktarët që e nxisin. Tek personat me obezitet rekomandohet humbja graduale në peshë (deri 1 kg në javë), dieta duhet të jetë me raport adekuat protein : kalori, kufizimi i yndyrnave dhe gjimnastika e shtuar aktive dhe ditore. Kontrolli dhe mjekimi i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlҫisë. Abstinenca nga alkooli është i domosdoshëm tek të gjitha llojet e dhjamosjes dhe inflamacionit të mëlҫisë
Ulja e triglicerideve me dietë ose përmes terapisë me omega-3 acid yndyrore,
Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar, duke zvogëluar marrjen e karbohidrateve, lëngjeve të gazuara dhe të pasura me fruktozë, stop dieta e tipit ”fast food”.
Terapia me vitaminë E 800UI/ditë në disa raste përmirëson stukturën e mëlҫisë tek dhjamosja e lehtë e saj, gjithashtu edhe vitamina C 1 gr në ditë së bashku me vitaminën E, Atorvastatina tek dislipidemitë.
Parandalimi i paraqitjes së steatohepatitit është i mundur duke bërë kontrolle të vazhdueshme të pacientëvë me risk të lartë për dhjamosje, duke i edukuar ata përmes dietave të ndryshme, gjimnastikës aktive dhe ndërprerjes ose mjekimit të varshmërisë ndaj alkoolizmit përmes programeve të veçanta në komunitet.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.