“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë ushqimesh duhet të shmangim kur vuajmë nga diabeti?
Mjeku: Diabeti është një sëmundje kronike që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, si në të rritur ashtu dhe tek fëmijët.
Diabeti i pakontrolluar ka shumë pasoja serioze, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, verbërinë dhe komplikacione të tjera.
Ngrënia e ushqimeve të gabuara mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës dhe të shkaktojë infalamacion, gjëra që mund të rrisin riskun për të zhvilluar diabet.
Ja disa ushqime që personat me diabet apo prediabet duhet t’i shmangin:
Lëngjet e ëmbëlsuara me sheqer
Lëngjet e ëmbla janë zgjedhja me e keqe e pijes që mund të bëni nëse vuani nga diabeti. Së pari këto pije kanë një përmbajtje të lartë karbohidratesh. Gjithashtu ato janë të mbushuara me fruktozë, që lidhet shumë me rezistencën ndaj insulinës dhe diabetin. Për më tepër, këto nivele të larta të fruktozës mund të çojnë në ndryshime metabolike që shkaktojnë dhjamosje të barkut dhe nivele potencialisht të rrezikshme të kolesterolit dhe triglicerideve.
Yndyrna trans
Yndyrnat trans janë shumë të pashëndetshme. Ato krijohen duke shtuar hidrogjen dhe acide yndyrore të pangopura në mënyrë që të bëhen më të qëndrueshme. Yndyrnat trans gjenden në margarinë, gjalp kikiriku, kremëra etj.
Bukë të bardhë, makarona dhe oriz
Buka e bardhë, orizi dhe makaronat janë ushqime të procesuara , plot karbohidrate. Ngrënia e tyre mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak tek personat me diabet të tipit 1 apo 2.
Kos frutash
Kosi i zakonshëm mund të jetë një opsion i mirë për personat me diabet, por jo ai i fruatve. Këto lloje kosi janë të mbushur me karbohidrate dhe sheqer.
Fruta të thata
Frutat janë një burim shumë i mirë për shumë vitamina dhe minerale të rëndësishme, duke përfshirë, vitaminën C dhe kaliumin. Kur frutat thahen, procesi rezulton në humbje të ujit dhe çon në një përqendrim më të madh të këtyre lëndëve ushqyese. Por për fat të keq edhe përmbajtja e sheqerit bëhet më e përqendruar.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.