MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST)?

26.02.2023 - 09:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST)?

Mjeku: Mjaft infeksione seksualisht të transmetueshme janë pa shenja dalluese, por nëse shfaqen shenjat, ato janë të ndryshme për infeksione seksualisht të transmetueshme të ndryshme. Ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie dhe deri tek shenja që tregojnë një problem serioz.

Shenjat më të shpeshta që duhet t’u tërheqin vëmendjen se mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm janë:

Skuqje, djegie apo kruajtje rreth organeve genitaleShtim të rrjedhjeve nga organet genitale, shpesh me erë të keqe e me ngjyrëDjegie dhe/ose dhimbje gjatë urinimitUrinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët.Dhimbje në fund të barkut ose rreth organeve gjenitaleDhimbje gjatë marrëdhënies seksualePuçrra ose plagë rreth organeve seksuale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.