“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kanceri i stomakut, si trajtohet dhe sa janë mundësitë për mbijetesë
Mjeku: Trajtimi varet nga tipi dhe dimensioni i kancerit, stadi, gjendja e përgjithshme e shëndetit dhe nëse ka apo jo përhapje në organet e tjera.
Trajtimet kryesore të kancerit gastrik janë: ndërhyrja kirurgjikale, kimioterapia dhe radioterapia.
Mbijetesa
Për pacientët e diagnostikuar me kancer gastrik në fazat e hershme, mbijetesa për 5 vjet është rreth 75% kurse për ata të diagnostikuar në faza të avancuara, mbijetesa është më pak se 30%.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.