“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje , dua të bëj një pyetje nëse ka mundësi. Një femër që ka bërë një operacion në Zurich ka pasur një tumor i quajtur PLEXUS PAPILLOM 4 vertikal ana e djathtë beninje. Operimi është kryer para 2 vite e gjysmë. Tani i dhemb sërish koka. A mund t’i rikthehet sërish sëmundja dhe a ka rrezik në trashëgimie?
Mjeku: Nëse ka dhimbje koke, duhet të bëjë një rezonancë kontrolli. Në tumoret beninje nuk është rreziku i rikthimit, megjithatë ka raste shumë të rralla kur mund të shkojnë në malinjitet. Megjithatë, unë sugjeroj që të bëjë një rezonancë të kokës që të jetë më i sigurt.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.