MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje?!

14.03.2023 - 12:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Gjumi i tepërt ju rrezikon nga disa sëmundje?!

Mjeku: Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet.

Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë. Por, ekspertët e Shëndetësisë thonë se jo vetëm fjetja e pakët por edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndetin.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat! Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë.

Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje: diabeti i tipit 2, obeziteti, sëmundjet e zemrës, depresioni, dhimbjet e kokës

Përjashtim bëhet në rastet kur jeni të pamundur apo të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi shërben si shërim.

Ekspertët këshillojnë që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët: Do të keni përfitime ju dhe fëmija juaj

“Duhet të ushqeni fëmijët vetëm më qumësht gjiri!”

I gjeni lehtësisht në treg

5 çajrat aleate të një gjumi të mirë