MENU
klinika

Si është e mundur kjo?

ChatGPT ‘pi’ një shishe ujë për çdo 20 deri në 50 pyetje që bëjmë

26.04.2023 - 08:50

Për çdo 20 deri në 50 pyetje që bëhen në ChatGTP, ai “pi” një shishe ujë, sipas hulumtimeve të reja.

Chatbot AI i OpenAI është rritur në popullaritet falë aftësisë së tij të çuditshme për t’iu përgjigjur me saktësi pyetjeve tona. Pasi u vu në dispozicion të publikut për testim nëntorin e kaluar, ai është përdorur për gjithçka, nga poezia tek kodimi dhe madje edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të provimeve të destinuara për studentët e mjekësisë.

Por pavarësisht miliarda përdoruesve në mbarë botën, ka ende shumë pak kërkime se çfarë ndikimi mjedisor ka.

Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Kolorados jep një pasqyrë të konsumit të ujit.

Si e përdorin ujin chatbot-et e AI?

Shifrat e konsumit të ujit i referohen ujit të pastër të përdorur nga qendrat e të dhënave për të gjeneruar energji elektrike dhe për të ftohur raftet e serverëve.

Shumica e kompjuterëve cloud të chatbot-eve mbështeten në mijëra server brenda qendrave të të dhënave në mbarë botën. Kompjuterët përdoren për të trajnuar algoritme për të kryer detyra të tilla si përgjigjja e pyetjeve nga përdoruesit.

Gjatë një bisede me 20 deri në 50 pyetje me chatbotin e AI, ata vlerësojnë se mund të “pijë” një shishe 500 ml ujë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Cilat punë rrezikohen?

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?