MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë ushqimet më të mira për zhvillimin e kockave tek fëmijët

09.04.2023 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë ushqimet më të mira për zhvillimin e kockave tek fëmijët?

Mjeku: Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet më kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të gjitha të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët, por edhe tek të rriturit.

Mishi i pulës:  Ky mish përmban sasi të lartë të proteinës që ndihmon në zhvillimin e kockave.

Vezët: Veza është një burim proteinash që duhet ta shtoni në dietën ushqimore. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12, që mban trupin të shëndetshëm.

Bananet:  Ky frut përmban një sërë përfitimesh shëndetësore, një prej të cilave është edhe forcimi i kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe probiotikët, lëndë ushqyese këto shumë të nevojshme për trupin.

Peshku: Peshqit si salmoni, tuna janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave tek fëmijët, ndaj është me rëndësi që këto ushqime t’i shtoni në dietën tuaj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.