MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam djegur dorën. Sa shanse ka të mos më mbeten shenja?

25.04.2023 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam djegur dorën para një muaji, dhe duket se do më mbetet shenjë, a mund të bëj diçka për eliminimin e saj?

Përgjigjet dermatologu: Moshat të cilat kanë shanse më të mëdha për t’u rikuperuar plotësisht janë ato të reja, kur djegiet janë të gradës së parë apo të dytë. Korrigjimi pa shenja i djegieve lidhet me gradacionin e dëmtimit. Djegiet e cekëta të gradës së dytë A shërohen dhe duan pak kohë, që të mos lënë shenja fare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.