“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më kruhen sytë shpesh, dhe pothuajse gjatë gjithë kohës i kam të skuqur. Si ta trajtoj këtë problem?
Përgjigjet okulisti: Kruajtja, skuqja dhe lotimi i syve janë problematika të përgjithshme, por që hasen shpesh në okulistikë, ndërkohë që shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet. Prandaj në këtë rast duhet patjetër konsulta me mjekun specialist për të vendosur nëse kemi të bëjmë me një shkak okular, është një infeksion, ka lidhje me strukturën anatomike apo është thjesht një alergji. Pra duhet të gjejmë shkakun se nga vjen, për të vendosur më pas dhe mjekimin adekuat.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.