Një prej ish-drejtuesve më të lartë të Google ka paralajmëruar së fundmi se inteligjenca artificiale do të përdoret për të vrarë njerëz në të ardhmen. Eric Schmidt, i cili kaloi dy dekada në detyrë si CEO i gjigantit të kërkimit, tha në një mbledhje së fundmi se ai beson se AI paraqet një rrezik ekzistencial për njerëzimin, duke përcaktuar se shumë, shumë njerëz do të dëmtohen ose vriten.
Schmidt, u fokusua veçanërisht në aftësinë në rritje të AI për të identifikuar dobësitë e softuerit për hakerat dhe gjuetinë e pashmangshme të teknologjisë për rrugë të reja biologjike, të cilat mund të çojnë në krijimin e bioarmëve të reja të frikshme. Eric u shpreh përpara Samitit të Këshillit të CEO-ve të Wall Street Journal në Londër se:
Ka skenarë jo sot, por mjaft shpejt, ku këto sisteme do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë dobësitë e kibernetikës që nga shfrytëzimi i ditës zero, ose të zbulojnë lloje të reja armësh biologjike.
Të ashtuquajturat ‘shfrytëzimi i ditës zero’ janë të meta sigurie në kod, kudo që nga llogaritja personale te bankat digjitale tek infrastruktura që sapo janë zbuluar dhe kështu nuk janë rregulluar ende nga ekipet e sigurisë kibernetike, të cilat kthehen në mjete të çmuara në arsenalin e hakerëve. Eric vijoi duke thënë se:
Ne duam të jemi gati të dimë se si të sigurohemi që këto gjëra të mos keqpërdoren nga njerëzit e këqij.
Rikujtojmë, se miliarderi Elon Musk pret që përpara çdo gjëje tjetër, Inteligjenca Artificiale (IA) të përdoret nga qeveritë në mbarë botën për të prodhuar armë. Edhe në të kaluarën, Musk ka paralajmëruar kundër rreziqeve të Inteligjencës Artificiale, duke vënë në dukje se e përkrah, por se duhen vendosur rregulla të qarta që të mos kthehet në një Terminator shkatërrues për njerëzimin.