“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje. Jam Ina. Lutem, kam një shqetësim, sepse mbesa ime ka ekzeme të theksuar në gjithë trupin, ka shumë kruarje. Ekzema i ka dalë që 6 muajshe tani është 6 vjeçe ,gjendja është e njëjtë ,lëkura e thatë dhe shumë e irrituar. Ka përdorur kremra të dhëna nga mjeku, por asnjë përmirsim .Faleminderit për çdo ndihmë që mund të më ofroni.
Mjeku: Referuar çfarë më thoni mendoj që është dermatit atopik (ekzemë ). Fëmija ka lëkure shumë të thatë që është karakteristike e kësaj sëmundjeje. Është e nevojshme të përdorë shampo me hidratues ( moisture, Exomega A Derma) në mënyrë frekuente, dhe menjëhere pas dushit të përdoret latte Exomega A Derma. Këto të përdoren në mënyrë frekuente. Në varësi të shkallës së sëmundjes dhe elementeve duhet të trajtohet dhe me ndonjë pomade por kjo përcaktohet duke u vizituar pranë mjekut dermatolog!
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.