MENU
klinika

"Tani prokuroria ka vendosur të lëvizë"

Arrestimi i Dakos, Minxhozi: Nuk ishte surprizë, po bie miti i mosndëshkimit

06.06.2023 - 21:58

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News foli në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të  Durrësit, Vangjush Dako nga SPAK.

Ai tha se ky arrestim nuk ishte surprizë, pasi ishte folur prej vitesh. Minxhozi shtoi se kjo ngjarje ka efekt politik.

“Nuk është surprizë. Është një çështje  e përfolur prej disa vitesh, që nga tërmeti, por dhe më parë.

Tani prokuroria ka vendosur të lëvizë. Goditet një nga figurat më të fuqishme të PS në Shqipërinë e Mesme.

Një figurë qëndrore dhe ju sapo transmetuat reagimin e Ramës dhe dukej se edhe Rama e kishte pësuar efektin e lajmit, sepse tha ata fjalë që priteshin nga ai dhe ai i ka përsëritur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Është një ngjarje e spikatur politike në spektrin e majta.  Kjo ka efekt politik. Unë do të thoja se çdo goiditje e këtij niveli nuk dëmton vetëm një krah, por edhe krahun tjetër.

Më shumë se sa ngjyra e atyre që shkojnë burg, është fakti që arrestohen. Fakti që miti i mosndëshkimit po bie është një vlerë për të gjithë klasën politike” tha ai.

Në lidhje me mos reagimin  nga ana e “Foltores” që drejtohet nga një tjetër “non-grata”, Minxhozi tha se fenomeni që po krijohet është më i rëndëishëm se episodi  dhe ky fenomen që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të ketë lëkundje serioze.

Berisha është një nga ata që e ka uruar arrestimin e tij me vite. Dhe tani që kjo ndodh vërtet ai hesht. Fenomeni vlen më shumë se episodi. Fenomeni që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të pësojë lëkundje serioze. Ky është një fenomen që duhet përkrahur”  shtoi Minxhozi.

Minxhozi tha se nëse Dako është arrestuar për firmën e një leje ndërtimi të një pallati që më pas është dëmtuar nga tërmeti, atëherë ai simbolikisht do t’i bënte një thirrje SPAK dhe kreut të saj që të rrinë në 2011 dhe të merren me ngjarje edhe më të rënda sic është ajo e “21 Janarit”.

Virtualisht tani që po dëgjoja detajet rreth arrestimit të Dakos. Aty thuhet se lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati në Durrës.

Unë do t’i thoja Dumanit simbolikisht që të rrinë në vitin 2011. Nëse për lejen e një pallati në mund të shkojmë 12 vite pas, unë nuk e kuptoj se si për ngjarje ku vriten njerëz në mes të Tiranës nuk të shkohet sërish në të njëjtin vit, apo edhe më parë në vitin 2008 kur janë vrarë më shumë njerëz. Ku politika dhe shteti ka vrarë qytetarë.

Nëse Dako gjykohet për një firmë për një pallat që është dëmtuar vite më vonë, nuk e kuptoj se si për të njëjtën periudhë kohore persona më të  fuqishëm se Dako, kanë thurur lloj rrenash publike dhe kanë bërë akrobacira për t’i shpëtuar një vrasje që ka ndodhur në sytë e të gjithëve e kam fjalën për 21 janarin” u shpreh Minxhozi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!