MENU
klinika

Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe

Haradinaj: Kurti po e rrezikon ekzistencën e Kosovës

14.06.2023 - 20:55

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në konferencë për media deklaroi se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e tij. Haradinaj tha se kushdo në botë e di që Kosova humb nëse nuk e ka besimin e aleancës veriatlantike të NATO-s e Amerikës.

“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose është ai që me zor do me mbet në pushtet sa me fshehë qeverinë e tij humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm, e po e kërkon shpëtimin në kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës”, tha ai.

Duke komentuar lajmin e rrëmbimit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e Serbisë, Haradinaj theksoi se me këtë rast u përdhos uniforma e policisë.

“Lusim bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë preson mbi Serbinë për lirimin e tyre, kthimin e tyre në familje, dhe që aktet te tilla të mos përsëriten më kurrë. E ftojmë ministrin Sveçla të pranojë dorëheqjen sepse sot është përdhosur uniforma e institucionit të Policisë së Kosovës. Ne mendojmë që Kurti po shkon në drejtim të kundërt, ai s’po e udhëheqë Kosovën drejt stabilitetit. E ka sjellë Kosovën në palë të dështuar. Pra aleatët tanë, përkrahësit tanë të sigurisë kanë filluar ndëshkime për ne që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së, po ashtu tha se kryeministri Kurti po e rrezikon ekzistencën e Republikës dhe se po synon me vetëdije shkatërrimin e gjërave të arritura deri tani.

“Është momenti par ta ndalur Kurtin, mocioni dhe çdo formë tjetër që të mos e lejojmë t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatet tanë të sigurisë”, përfundoi Haradinaj.

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat