MENU
klinika

Përgatituni për pushime më të shtrenjta!

Destinacionet më të kërkuara për verën e 2023

03.06.2023 - 11:42

Turizmi ka qenë një fenomen i përhershëm në historinë e njerëzimit. Nga vizitat në qytete të lashta, përfundimi i rrugëve tregtare dhe ndërtimi i piramidave të egjiptianëve, udhëtimi dhe zbulimi i vendeve të reja ka frymëzuar dhe arriti të ndryshojë kulturat dhe pikëpamjet tona.

Ndërsa turizmi bregdetar dhe qytetet më të njohura janë ende tërheqëse, ka një tendencë në rritje nga shqiptarët për të zbuluar vende të reja dhe për të përjetuar mrekullinë e turizmit jashtë kufijve.

Në një kohë kur bota është më e lidhur se kurrë, kur Covid-19 është histori e shkuar, udhëtimet jashtë vendit ofrojnë një mundësi të mirë për të njohur kulturat, natyrën dhe përvojat e ndryshme që kjo botë ka për të ofruar.

Ku jemi tani, sipas raportimeve të agjencive të ndryshme të udhëtimit në vend? Vera 2023, zyrtarisht, nis në qershor. Tendenca kryesore vijon të jetë Turqia dhe Greqia, por në rritje është parë këtë vit edhe kërkesa për vende ekzotike si Dubai, duke marrë shkas nga fillimi i fluturimeve direkte me këtë vend.

Janë shtuar edhe oferta që përfshijnë paketa me dy ose më shumë vende ekzotike, si Dubai-Zanzibar, ose Dubai-Maldive apo edhe Kuba, një tjetër destinacion po aq ekzotik.

Sipas agjencive turistike, duhet të përgatiteni për një shtrenjtim të lehtë të çmimeve. Operatorët turistikë pohojnë se ka gjithnjë zgjedhje ekonomike për ata që nuk u volit një pushim i shtrenjtë, me alternativa rajonale ose resorte me më pak yje, ose edhe rezervimet në hotele në Shqipëri apo rajon, por “half board”, pa të gjitha vaktet e përfshira, duke rezultuar me çmim më të lirë.

Megjithatë, më të parapëlqyerat vijojnë të mbeten ato pushime që mund t’i quajmë “me duar në xhepa”, sidomos për familjet me fëmijë. Shqiptarëve, edhe këtë vit, po u pëlqejnë pushimet gjithëpërfshirëse, sidomos nëse do të udhëtojnë me familjen.

Dhe kërkesat janë më shumë të orientuara drejt Turqisë, sidomos në muajin qershor, që ka çmime më të volitshme, sipas të dhënave të agjencisë “Ilirida Travel”.

Spanja, Portugalia dhe Malta, pasi mbetën në harresë në dy vitet e fundit, këtë vit kanë pasur bum udhëtimesh. Për Barcelonën dhe Madridin, agjencitë në vend e lidhin këtë me linjën direkte të vendosur nga “Wizz Air” dhe çmimin më ekonomik.

Sipas “Matias Travel And Tour”, Barcelona ka qenë në krye të listës së vizitave në pranverë nga shqiptarët dhe pritet gjithashtu, së bashku me Maltën, të kenë kërkesa për pushime verore, sipas rezervimeve të bëra paraprakisht. Në këto dy vende, pushimet kryesisht janë të orientuara në 7 ditë, me avion dhe me çmim më të leverdishëm se vitet e mëparshme.

Nuk mbetet pas edhe vetë vendi ynë. Shqipëria ofron plazhe të mrekullueshme dhe qytete bregdetare tërheqëse, si Vlora, Saranda dhe Durrësi, ku shqiptarët gjejnë mundësinë për të shijuar detin e Adriatikut dhe atmosferën e këndshme të plazheve.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e turizmit bregdetar është investimi i madh në infrastrukturën turistike, duke ofruar akomodime të reja dhe shërbime cilësore.

Por, shqiptarët kanë treguar interes të madh në eksplorimin e destinacioneve kulturore dhe historike në vendet e tjera.

Destinacione si Italia, Greqia, Turqia dhe Kroacia janë preferencat më të zakonshme. Vizitat në qytete si Roma, Athina, Stambolli dhe Dubrovniku janë tërheqëse për shqiptarët që dëshirojnë të njohin historinë, artin dhe kulturën e vendeve të tjera.

Turizmi natyror dhe ekoturizmi janë tendenca të tjera që kanë fituar popullaritet në mesin e shqiptarëve. Natyra e Shqipërisë është e pasur me male, lumenj, liqene dhe parqe kombëtare të bukura.

Zonat si Bjeshkët e Nemuna, Alpet Shqiptare, Liqeni i Komanit dhe Parku Kombëtar i Thethit janë të preferuara për shqiptarët që dëshirojnë të jenë në kontakt me natyrën dhe të zbulojnë peizazhet e mrekullueshme.

Po, Turqia vijon të jetë një destinacion i parapëlqyer për pushimet e shqiptarëve. Turqia ofron një kombinim të bukur të plazheve të mrekullueshme, historisë e trashëgimisë kulturore, kuzhinës së larmishme dhe një infrastrukturë turistike të zhvilluar.

Kryeqyteti, Stambolli, është një destinacion i veçantë që tërheq shqiptarët për të vizituar monumente të famshme si Aya Sofya, Blue Mosque dhe Topkapi Palace. Bregdeti turk, si Antalya, Bodrum dhe Kusadasi, ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe resorte luksoze, të cilat janë tërheqëse për shqiptarët që dëshirojnë të shijojnë pushime bregdetare.

Në vitet e fundit, ka pasur rritje të turizmit shëndetësor dhe Spa në Turqi, ku shqiptarët vizitojnë qendrat e relaksimit dhe Spa të njohura për të shijuar masa të shëndetshme dhe çlodhëse. Kjo ka nxitur udhëtimet jashtë sezonit tradicional, sipas informacioneve të marra në treg.

Megjithëse situata mund të ndryshojë nga viti në vit dhe mund të ndikohet nga faktorë të tjerë si politika dhe zhvillimet aktuale, Turqia vazhdon të parapëlqehet nga shqiptarët për pushime, me një ndërthurje tërheqëse të atraksioneve turistike dhe shërbimeve turistike cilësore.

Sipas “Zenith Travel”, këtë vit është vënë re një rritje e lehtë të çmimeve, e reflektuar për të gjithë destinacionet, jo vetëm Turqinë dhe resortet “me të gjitha të përfshira” nisin me 700 euro për person.

Në Turqi, tre janë destinacionet që kërkohen për shkak të ofertave të shumta: Antalia, Bodrum dhe Alania. Nga “Union Travel” bëjnë të ditur se çmimet fillojnë me 700 euro/person dhe arrijnë deri në 1700 euro në disa resorte më të kripura. Përfaqësues të “Kalemi Travel” thonë se këtë vit janë shtuar ofertat e pushimit edhe në resorte me 4000 euro/person, të cilat kanë pasur target grup rusët.

Shqiptarët në Turqi parapëlqejnë të rezervojnë në resorte me katër e pesë yje dhe me shërbime all apo edhe “ultra all inclusive”. Antalia është destinacioni kryesor, ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht 6 net.

“Për rezervimet e kësaj periudhe, ndryshe nga vite më parë, qershori ka pasur rritje të lehtë të çmimeve. Një paketë për qëndrim në hotel me pesë yje, për 7 ditë, është ofruar me çmim 750 euro/person, në një kohë kur dy vite më parë, në të njëjtën periudhë, kjo shifër ishte rreh 550 euro/person”, thonë drejtuesit e agjencisë ATHS.

Në Turqi, tre janë destinacionet që kërkohen për shkak të ofertave të shumta: Antalia, Bodrum dhe Alania. Nga “Union Travel” bëjnë të ditur se çmimet fillojnë me 700 euro/person dhe arrijnë deri në 1700 euro në disa resorte më të kripura. Përfaqësues të “Kalemi Travel” thonë se këtë vit janë shtuar ofertat e pushimit edhe në resorte me 4000 euro/person, të cilat kanë pasur target grup rusët.

Greqia është gjithashtu e parapëlqyer për pushimet e shqiptarëve. Ajo ofron një kombinim tërheqës të plazheve të mrekullueshme, historisë e trashëgimisë kulturore, kuzhinës së pasur dhe një mjedis natyror të bukur.

Greqia ka shumë ishuj të bukur bregdetarë, që janë tërheqës për shqiptarët, si Mykonos, Santorini, Kreta, Korfuzi etj. Ishujt kanë plazhe me ujë të kristaltë dhe infrastrukturë të zhvilluar turistike me hotele, restorante dhe aktivitete të argëtimit.

Athina, kryeqyteti i Greqisë, është një destinacion i veçantë për shqiptarët që dëshirojnë të njohin historinë dhe kulturën e Greqisë dhe vendosja e linjës direkte me “Wizz Air” këtë vit, sipas informacioneve në treg, nxiti kërkesat për këtë vend.

Drejtuesit e agjencisë “Union Travel” thonë se destinacionet më të pëlqyera në Greqi janë: Korfuzi, Halkidhikia dhe Parga. Afërsia dhe mundësia e arritjes së këtij destinacioni edhe me automjete private e bëjnë më të vizituar dhe të prekshëm nga një pjesë e mirë e shqiptarëve që zgjedhin të pushojnë jashtë.

Ofertat për këtë destinacion janë për hotelet me katër e pesë yje, për 5 apo 10 ditë qëndrim. Alternativë tjetër janë pushime në Korfuz, duke filluar nga 350 euro/person në hotele me 4 yje; në Halkidiki, duke filluar nga 270 euro/person, sipas “Union Travel”, të cilat janë destinacione të pëlqyera ndër vite.

Kërkesa për të udhëtuar në Mal të Zi është gjithashtu e lartë për shqiptarët gjatë sezonit veror. Mali i Zi është një vend i bukur me bregdetin e tij të mrekullueshëm në Detin Adriatik dhe peizazhet malore. Edhe fqinjët tanë kanë reflektuar një rritje çmimi të paketave aktuale, sipas agjencive turistike.

Preferenca e shqiptarëve për destinacione pushimesh varion shumë dhe nuk është e njëjta për të gjithë. Disa zgjedhin vende në të njëjtin rajon si Dubai, ndërsa të tjerë të eksplorojnë vende të reja dhe të ndryshme kulturore dhe gjeografike.

Në fund të fundit, zgjedhja e një vendi pushimesh varet nga shumë faktorë siç janë interesat personale, buxheti, koha e lirë, kushtet klimatike dhe faktorë të tjerë. Çdo destinacion ka përvojat dhe peizazhet e tij të veçanta, duke e bërë një zgjedhje tërheqëse për disa udhëtarë.

Operatorët turistikë pohojnë se ka gjithnjë zgjedhje ekonomike për ata që nuk e përballojnë dot një pushim të shtrenjtë, me alternativa rajonale ose resorte me më pak yje, ose edhe rezervimet në hotele në Shqipëri apo rajon, por “half board”, pa të gjitha vaktet e përfshira, duke rezultuar në çmim më të lirë.

Një “renditje” dëshirash

Në vitet e fundit, shqiptarët kanë zgjedhur disa resorte popullore për pushimet e tyre. Disa nga resortet më të prenotuara nga shqiptarët janë: Antalia, Turqi: Antalia dhe rajoni i saj ofrojnë një gamë të gjerë resortesh bregdetare me plazhe të mrekullueshme.

Resortet si Lara Beach, Belek, Kemer dhe Side kanë qenë tërheqëse për shqiptarët për vite me radhë për shërbimet cilësore, infrastrukturën turistike të zhvilluar dhe aktivitete argëtuese.

Budva, Mal i Zi: Budva është një nga qytetet bregdetare më të njohura në Mal të Zi dhe ka një pjesë të madhe të vizitorëve shqiptarë. Me plazhet e bukura dhe atmosferën mesjetare, Budva ka fituar popullaritet për të qëndruar dhe për të zbuluar bregdetin malazez.

Saranda, Shqipëri: Saranda është një qytet bregdetar në Jug të Shqipërisë. Me plazhet e mrekullueshme dhe afërsinë me ishujt e Jonit, si Ksamili dhe Butrinti, Saranda është një destinacion i dashur për shqiptarët që dëshirojnë të shijojnë pushimet verore në vendin e tyre.

Mykonos dhe Santorini, Greqi: Dy ishujt e Greqisë njihen për bukurinë natyrore dhe atmosferën e mrekullueshme.

Plazhet e bukura, arkitektura karakteristike e shtëpive të bardha dhe argëtimi i jashtëzakonshëm në natyrë i bëjnë Mykonosin dhe Santorinin destinacione tërheqëse për shqiptarët që dëshirojnë të zbulojnë ishujt grekë.

Rimini, Itali: Rimini është një destinacion bregdetar i famshëm në Itali. Plazhet e gjera, hotelet e mëdha, restorantet dhe jeta e natës e bëjnë një destinacion të pëlqyer për shqiptarët që kërkojnë një pushim bregdetar të animuar dhe tërheqës.
Burimi: Agjencitë turistike

Inflacioni ka ndikim në shpenzimet dhe kërkesën për të pushuar, por kjo varet nga shumë faktorë si rritja e pagave, situata ekonomike e përgjithshme, stabiliteti i monedhës vendase, politika fiskale dhe monetare dhe faktorë të tjerë socio-ekonomikë.

“Kur rritja e inflacionit ka si rezultat rritje të madhe të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve turistike, sigurisht që disa njerëz kanë më pak mundësi të financojnë pushimet e tyre ose të reduktojnë shpenzimet gjatë pushimeve”, – pohojnë nga “Ilirida Travel”.

“Megjithatë, duhet të kuptojmë se shqiptarët kanë preferenca dhe aftësi financiare të ndryshme”, – vijojnë ata. “Disa persona mund të pushojnë dhe shpenzojnë më shumë në pushimet e tyre, ndërsa të tjerët mund të zgjedhin alternativa më të arsyeshme për shpenzimet turistike.

Faktorët si planifikimi i mirë i buxhetit, zgjedhja e destinacioneve më të lira, zgjedhja e ofertave jashtë sezonit dhe gjetja e ofertave të veçanta mund të ndihmojnë udhëtarët të përfitojnë nga pushimet e tyre edhe në kushte të inflacionit të lartë”, – përfundojnë përfaqësues të “Ilirida Travel”.

Shpenzimet e shqiptarëve për turizëm në 2022

Duket se pandemia dhe mungesa e lëvizjes, por dhe faktorë të tjerë si ulja e çmimeve të biletave, ka ndikuar në një bum lëvizjesh nga shqiptarët jashtë, si rezultat edhe shpenzimet e tyre për turizëm kanë qenë të larta.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e tyre në udhëtimet jashtë vendit arritën në 1.77 miliardë euro vitin e shkuar, duke shënuar sërish rekord, që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.
Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia nxiti udhëtimet jashtë vendit.

Dëshira për të pushuar, për të vizituar vende të reja, kapja e ofertave turistike apo edhe biletave individuale, të gjitha këto u bënë bashkë në konglomeratin e arsyeve që shqiptarët “lëshuan” dorën jashtë kufijve.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5,882,007 duke u rritur 40.4%, krahasuar me vitin e mëparshëm./MONITOR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për kulturën, mirëqënien dhe ushqimin...

6 qytete europiane që duhet t’i vizitoni!